Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Osmani tërheq kërkesën nga Kushtetuesja: Gjyqtari Radomir Laban përbën rrezik për sigurinë kombëtare

GD
Gazeta Demos5 gusht 2025 në 16:47
Osmani tërheq kërkesën nga Kushtetuesja: Gjyqtari Radomir Laban përbën rrezik për sigurinë kombëtare

Sipas Osmanit, Llaban dyshohet se ka tentuar në ndryshimin e rendit kushtetues.

Presidentja ka deklaruar se ky gjyqtar, sipas raporteve të institucioneve të sigurisë të viteve 2018, 2021 dhe 2024, është identifikuar si person që paraqet rrezik për sigurinë kombëtare të Kosovës dhe ka qenë i përfshirë në veprimtari që cenojnë rendin kushtetues të vendit.

“Tërheqja e kësaj kërkese është e domosdoshme. Është absurde të pritet që rendi ynë kushtetues të mbrohet nga persona që, sipas institucioneve të sigurisë, e rrezikojnë atë”, deklaroi Osmani.

Ajo theksoi se gjyqtari Llaban nuk është emëruar nga ajo, por në vitin 2018, dhe se procedura për shkarkimin e një gjyqtari të Kushtetueses kërkon një vendim të marrë nga dy të tretat e anëtarëve të kësaj gjykate, çka e bën të pamundur çdo veprim të Presidencës pa një propozim zyrtar nga vetë gjykata.

Presidentja ka kërkuar vëmendje të shtuar ndaj integritetit të institucioneve kushtetuese dhe sigurisë së shtetit, duke nënvizuar se nuk mund të lejohet që çështje të ndjeshme të trajtohen nga individë për të cilët ekzistojnë dyshime të thella për rrezikshmëri ndaj rendit kushtetues të Kosovës.

Osmani më 22 korrik iu drejtua Kushtetueses me një kërkesë për interpretim lidhur me pasojat juridike që lindin në rast se Kuvendi i ri nuk konstituohet brenda afatit të përcaktuar prej 30 ditësh. Më 26 korrik, përfundoi afati i Kushtetueses për konstituimin e Kuvendit. Pas kësaj, pësoi një masë e përkohshme e gjykatës që nuk i lejon deputetët të marrin asnjë veprime për dy javë, deri më 8 gusht. Gjatë kësaj periudhe, u prit një tjetër sqarim nga Kushtuesja. Por kur sot është data 5 gusht, ky sqarim nuk ka ardhur.

Më shumë nga Lajme

  • 13:59Tragjedia në familjen shqiptare në Greqi, 53-vjeçari Bujar Muço rrëfen krimin ndaj bashkëshortes: E godita nga inati
  • 13:58Palatova në takim lamtumirës me Haxhiun: Kosova të sigurojë unitet politik dhe ta bëjë anëtarësimin në BE synim të përbashkët
  • 13:37Aksident i rëndë në Kijevë të Malishevës
  • 13:32Dyshimet për dhunim në burgun e Dubravës, Nikqi: Është inicuar rasti për tre persona
  • 13:26Akuzat e VV-së për transfere bankare në Britani, deklarohet Përparim Rama