Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Osmani takon Angilin, e falënderon Erdoganin për forcimin e kapaciteteve të FSK-së

GD
Gazeta Demos27 mars 2026 në 16:49
Osmani takon Angilin, e falënderon Erdoganin për forcimin e kapaciteteve të FSK-së

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili, me të cilin diskutoi për, siç thuhet, marrëdhëniet e shkëlqyeshme dypalëshe dhe zhvillimet aktuale.

Në njoftimin për media, Osmani thuhet se ka shprehur mirënjohje të thellë për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj Kosovës, “si historikisht ashtu edhe gjatë mandatit të saj, veçanërisht në fushën e mbrojtjes dhe diplomacisë”.

Presidentja, sipas njoftimit, vlerësoi rolin e Turqisë në forcimin e kapaciteteve të FSK-së dhe në përkrahjen e Kosovës në procesin e njohjeve ndërkombëtare.

“Një falënderim i veçantë iu drejtua Presidentit Recep Tayyip Erdogan për përkushtimin e tij ndaj Kosovës, si dhe ambasadorit Angili dhe Ambasadës së Turqisë për angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Thuhet se të dy palët riafirmuan përkushtimin për forcimin e mëtejmë të partneritetit në funksion të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit.

Në fund të takimit, u përmend edhe ndeshja e ardhshme kualifikuese për Botërorin 2026 ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, me ç’rast u shpreh dëshira që kjo përballje të karakterizohet nga fryma sportive dhe respekti i ndërsjellë.

Më shumë nga Lajme

  • 14:44Prokurori: Provat e grumbulluara do ta vërtetojnë se Shabani e Qerimi i shërbyen BIA-s
  • 14:38Ndahet nga jeta bashkudhëtari i komandantit Adem Jashari
  • 14:10Avokati i Popullit: Zbatimi i Ligjit për Specialen do të ketë sfida
  • 14:05Deklarohen sërish të pafajshëm për spiunazh Shabani e Qerimi, të akuzuar si bashkëpunëtorë të BIA-s
  • 14:05Tahiri thumbon Vjosa Osmanin: Kishim një presidente notere të Kurtit, Shiroka-Pula të demonstrojë integritet