Vjosa Osmani ka vazhduar takimet me qytetarë ku mbrëmjen e sotme së bashku me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, kanë qëndruar tek familja Buzuku në Hajvali.
Osmani duke i falenderuar për pritjen tha se ‘kjo është Kosova jonë, e njerëzve që nuk dorëzohen, që e mbajnë shtëpinë me nder, sofrën me dashni dhe shpresën gjallë edhe në ditët më të vështira’.
“Në Hajvali, tek familja Buzuku, me çaj e zemër të hapur shqiptare.Kjo është Kosova jonë.Kosova e njerëzve që nuk dorëzohen, që e mbajnë shtëpinë me nder, sofrën me dashni dhe shpresën gjallë edhe në ditët më të vështira” shkruan Osmani
