Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Osmani reagon pasi Kuvendi miratoi anëtarësimin në Bord të Paqes: Kosova aty ku e meriton, krah për krah me Amerikën

GD
Gazeta Demos24 prill 2026 në 15:45
Osmani reagon pasi Kuvendi miratoi anëtarësimin në Bord të Paqes: Kosova aty ku e meriton, krah për krah me Amerikën

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës me shumicë votash ka votuar për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes.

Osmani ka thënë se është një hap i madh që forcon subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës dhe e vendos Kosovën krah për krah me Amerikën.

Postimi i plotë:

Kuvendi i Kosovës sot vulosi një moment historik duke ratifikuar marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes. Është një hap i madh që forcon subjektivitetin tonë ndërkombëtar dhe e vendos Republikën e Kosovës aty ku e meriton: krah për krah me Amerikën dhe në mesin e shteteve që kontribuojnë për paqen globale.

Ishin Tomahaëk-ët amerikanë që, në vitin 1999, çanë errësirën dhe ndalën makinerinë gjenocidale serbe mbi popullin tonë. Ishte Amerika ajo që qëndroi në anën e drejtësisë, kur ne kishim më shumë nevojë se kurrë për shpresë dhe shpëtim. Dhe është Amerika përsëri sot, ajo që qëndron përkrah nesh.

Faleminderit SHBA-ve dhe Presidentit Trump për besimin dhe ftesën që të jemi shtet themelues i Bordit të Paqes.

Zoti e bekoftë Kosovën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

Vjosa Osmani

Më shumë nga Lajme

  • 09:51Masa të shtuara sigurie në Prishtinë, numër i madh policësh vendosen para Qeverisë
  • 09:41Vëllai i Jakup Krasniqit para verdiktit: Sot shpresojmë ta dëgjojmë një lajm të mirë
  • 09:04Edhe djali i Kadri Veselit shihet duke hyrë në gjykatë
  • 08:40Pamje nga Haga: Djali i Thaçit dhe gruaja e Selimit duke hyrë në Gjykatë
  • 08:39Gucati u bën thirrje mërgimtarëve në Hagë: Ruani qetësinë, mos bini pre e provokimeve