Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Osmani: Pse po paragjykoni se mërgata është vetëm në favor të një partie, ata kanë të drejtë vote

GD
Gazeta Demos20 nëntor 2025 në 14:32
Osmani: Pse po paragjykoni se mërgata është vetëm në favor të një partie, ata kanë të drejtë vote

Presidentja Vjosa Osmani e ka arsyetuar caktimin e datës 28 dhjetor për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, në mënyrë që t’i mundësohet votimi edhe mërgatës. Kjo datë u propozua edhe nga VV e Guxo.

Osmani tha se të gjitha partitë kanë thënë që s’janë kundër mërgatës dhe se mërgimtarët kanë të drejtë të barabartë për votë, ashtu sikurse edhe qytetarët që jetojnë në Kosovë.

E para e vendit tha se partitë duhet ta duan mërgatën edhe për zgjedhje, sikurse kur dërgojnë remitenca e investojnë në vend.

“’Të gjitha partitë kanë thënë që nuk janë kundër mërgatës. Pse po paragjykoni se mërgata është vetëm në favor të një partie. Këto janë zgjedhje të reja, partitë janë deklaruar se nuk janë kundër pjesëmarrjes së mërgatës. Si Presidente kam detyrim që të zgjedh një datë kur kemi pjesëmarrje më të madhe. Sipas Ligjit që e kanë miratuar po nga këto parti, mërgata ka të drejtë të barabartë për votë sikurse të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë”, tha Osmani.

Osmani tha se nëse mërgimtarët qëllojnë në Kosovë ditën e zgjedhjeve, janë të mirëseardhur.

“Ata kanë të drejtë…Nëse janë në Kosovë në atë datë, janë mëse të mirëseardhur. Se kur mërgata po investon në Kosovë, kur po dërgojnë remitanca në vlerë të buxhetit të Republikës së Kosovës, kur po investojnë në bizesese që po krijojnë vende të punës, të gjithë po i dojnë. Duhet t’i duan edhe kur vijnë me i vizitu familjet, edhe për datën e zgjedhjeve. Si Presidente, do ta mbroj të drejtën e tyre”, ka deklaruar Osmani.

Vjosa Osmani

Më shumë nga Lajme

  • 23:47Arifi: Piskamat e Kurtit nuk janë për shtet, por për pushtet
  • 23:22Predikuesi fetar nga Bosnja, Elvedin Peziq, shoqërohet nga Policia e Kosovës
  • 23:21Peci: Kam ankth ta them, por Kurti pas 6 shtatorit mund të bëjë diçka që Kosova s’ka parë me sy
  • 23:06Moti për të premten
  • 22:57Behrami: S’e nxjerrim Kurtin nga zyret, ai mund të dënohet për shkelje ligji