Sipas njoftimit, thuhet se në takim “u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, me fokus të veçantë në hapat përpara drejt konstituimit të Kuvendit, në dritën e aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese”.

Në njoftim nuk u dhanë detaje tjera nga ky takim.

Presidentja ndërkaq ka lajmëruar për një konferencë për media sot nga ora 16:00, e që raportohet se mund t’i adresohet Gjykatës Kushtetuese për ta zhbllokuar situatën, nëse deri në fundjavë nuk arrihet të konstituohet Kuvendi.