Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Osmani porosit të mos harrohet Holokausti

GD
Gazeta Demos27 janar 2026 në 16:57
Osmani porosit të mos harrohet Holokausti

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, duke nderuar miliona viktima të pafajshme të vrara dhe të persekutuara gjatë kësaj tragjedie historike.

Përmes një postimi, Osmani theksoi rëndësinë e kujtesës kolektive dhe nevojën që e kaluara të mos harrohet kurrë, duke ritheksuar angazhimin për të qëndruar kundër të gjitha formave të urrejtjes dhe diskriminimit

Presidentja vendosi kurorë lulesh pranë memorialit dedikuar Holokaustit, e shoqëruar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetari i Kuvendit, Dimal Basha.

“Ne nderojmë kujtimin e tyre dhe ripërtërijmë angazhimin tonë për të mos harruar kurrë të kaluarën dhe për të qëndruar kundër të gjitha formave të urrejtjes, sot dhe përgjithmonë,” ka shkruar Osmani.

Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit shënohet më 27 janar, në përvjetorin e çlirimit të kampit të përqendrimit Auschwitz-Birkenau në vitin 1945.

Kjo ditë u shpall nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, për të nderuar viktimat dhe për të forcuar angazhimin global kundër antisemitizmit, racizmit dhe formave të tjera të urrejtjes./

Vjosa Osmani

Më shumë nga Lajme

  • 23:40E konfirmon familja: Babë e bir dhe nipi vdiqën në vetaksident në Gjermani
  • 23:29Shqipëri: E pa konfliktin mes djalit dhe një personi tjetër, 69-vjeçari pëson arrest kardiak
  • 23:08Moti për të premten
  • 22:40Syla: Nga ajo që shihet LVV nuk do e lëshojë postin e Presidentit
  • 22:36Policia në Ferizaj shpëton një person nga një situatë e rrezikshme