Presidentja Vjosa Osmani tha se “Kosova dhe Shqipëria janë bashkë në çdo sfidë dhe në çdo sukses, me koordinim të ngushtë politik e institucional dhe me angazhim të përbashkët”, pas takimit që pati sot më herët me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.
Osmani tha se e priti Ramën në Prishtinë në “frymën vëllazërore”.
“Sot, pata kënaqësinë ta mirëpres Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, në frymën vëllazërore, e cila na bashkon. Ky bashkëpunim është shprehje e një vullneti të përbashkët kombëtar për të ecur përpara si dy shtete në shërbim të qytetarëve tanë dhe të së ardhmes sonë të përbashkët euroatlantike”, shkroi ajo në një postim në Facebook.
