Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Osmani për Betejën e Loxhës: Luftëtarët e UÇK-së dëshmuan se vullneti për liri është më i fortë se çdo makineri lufte

GD
Gazeta Demos6 korrik 2025 në 16:34
Osmani për Betejën e Loxhës: Luftëtarët e UÇK-së dëshmuan se vullneti për liri është më i fortë se çdo makineri lufte

Në 27-vjetorin e Betejës së Loxhës, presidentja Vjosa Osmani ka nderuar luftëtarët e UÇK-së, duke theksuar se kjo betejë ishte një nga përballjet më të lavdishme të luftës për liri

Ajo ka deklaruar se Loxha nuk ishte vetëm një fushëbetejë, por një simbol i rezistencës dhe unitetit për të mos u kthyer në robëri.

Presidentja Osmani ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së kujtesës për dëshmorët dhe mbrojtjen e vlerave për të cilat ata dhanë jetën.

E plotë:

Sot, në 27-vjetorin e Betejës së Loxhës, kujtojmë njërën nga përballjet më të lavdishme të luftës sonë për liri. Përballë një armiku të pamëshirshëm, luftëtarët e UÇK-së dëshmuan se vullneti për liri është më i fortë se çdo makineri lufte.

Loxha ishte më shumë se fushëbetejë, simbol i rezistencës dhe bashkimit për të mos u kthyer kurrë në robëri. Prej andej, thirrja për liri u përhap në gjithë Kosovën.

Sot, si shtet i lirë e demokratik, kemi për detyrë ta ruajmë kujtesën për të rënët dhe t’i mbrojmë vlerat për të cilat u flijuan. Liria është amaneti i tyre!

I përulemi me nderim dëshmorëve të Betejës së Loxhës dhe të gjithë dëshmorëve të UÇK-së.

Lavdi e përjetshme!

Vjosa Osmani

Më shumë nga Lajme

  • 17:52Muharremi paralajmëron: Kurti mund të ketë krijuar “kurth” për LDK-në me propozimin për president
  • 17:38U konfliktuan brenda në shtëpi, 83-vjeçari merr thikën e kuzhinës dhe vret të birin në Itali
  • 16:47Deponia në Trokan të Dragashit përfshihet nga zjarri, kryetari kërkon ndihmë në shuarjen e tij
  • 16:41Përditësimi i fundit: S’ka kolona të gjata në kufi
  • 16:18Kosovarit i vidhet çanta me para dhe telefon në Ulqin, kapet momenti i vjedhjes