Kandidatja për presidente nga LDK-ja, Vjosa Osmani, ka publikuar intervistën e dhënë së fundmi për Deutche Welle, duke theksuar se “të gjitha partitë duhet ulur së bashku për të gjetur zgjidhje në interes të Kosovës”.
E pyetur për prishjen e raporteve me Albin Kurtin, Osmani tha: “Ishin dallime normale politike brenda demokracisë”.
Osmani tha se pavarësisht përsëritjes së zgjedhjeve, “Kosova ka treguar që e ka demokracinë më të fortën në rajon”. Duke përmendur që zgjedhjet po kalojnë pa ndonjë incident.
