Ish-presidentja Vjosa Osmani, bashkë me ish-kryetarin e Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka bërë homazhe në Studime të Vushtrrisë.
Osmani tha se ende nuk ka drejtësi për krimet që janë bërë ndaj civilëve shqiptarë nga ushtria dhe policia serbe.
“Sikurse çdo vit, jemi pranë familjeve të Studimes, të cilët përkujtojnë më të dashurit e tyre në këtë ditë kur makineria gjenocidale serbe vrau civilë të paarmatosur, nga foshnjat deri tek më të moshuarit, duke treguar që nuk kishte asnjë pikë mëshire dhe duke dëshmuar edhe një herë se qëllimi i vetëm i Serbisë në raport me Kosovën ishte shfarosja e popullit shqiptar.Edhe sot e kësaj dite nuk ka drejtësi për të gjithë ata që u masakruan në mënyrën më të vrazhdë të mundshme nga ana e Serbisë. Edhe sot, familjet që po i shohim këtu, vazhdojnë të punojnë, vazhdojnë të insistojnë, vazhdojnë të luftojnë që të ketë drejtësi për vrasjen e më të dashurve të tyre”, tha Osmani.
