Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Osmani në Akademinë Përkujtimore për Rugovën: E ndryshoi përgjithmonë rrjedhën e historisë sonë

GD
Gazeta Demos21 janar 2026 në 13:09
Osmani në Akademinë Përkujtimore për Rugovën: E ndryshoi përgjithmonë rrjedhën e historisë sonë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar se trashëgimia politike e presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, vazhdon të mbetet themel i kulturës politike dhe i orientimit shtetëror të vendit.

Këto deklarime Osmani i bëri në Akademinë Përkujtimore, me rastin e 20-vjetorit të vdekjes së presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

Osmani tha se përkujtimi i Rugovës nuk është vetëm shënim i një date, por rikthim te një epokë që e ndryshoi rrjedhën e historisë së Kosovës.

“Sot, 20 vjet pas ndarjes nga jeta të presidentit Ibrahim Rugova, jemi bashkuar për të kujtuar dhe nderuar figurën e tij dhe për ta shënuar momentin kur ideja e tij u bë edhe kulturë politike, ku rezistenca u bë etikë dhe kur politika u ngrit në nivel të misionit historik. Sot nuk përkujtojmë vetëm një datë, por për një epokë që e ndryshoi përgjithmonë rrjedhën e historisë tonë. Askush nuk e mishëroi më thellë e më mirë shprehjen ‘Unë biri yt, Kosovë’, se sa presidenti Rugova. Ai ishte biri i saj në bindje, përkushtim dhe në sakrificë, i lidhur me fijet e tij me popullin dhe vlerat e saj, duke ia kushtuar gjithë jetën, çdo qelizë të tij ndërtimit dhe mbrojtjes së shtetit të lirë, të pavarur dhe demokratik të Kosovës”, tha ajo.

Presidentja Osmani theksoi se filozofia politike e Rugovës përfaqëson një koncept të thellë human dhe demokratik, i cili vazhdon të jetë udhërrëfyes edhe sot.

“Trinomi i presidentit Rugova: liri, pavarësi dhe demokraci, është manifest politik dhe njëkohësisht koncept i thellë filozofik e human. Për Rugovën, liria nuk ishte thjesht mungesë e kufizimeve, por po ashtu aftësi e popullit për të vendosur për fatin e vet dhe orientimin e vet. Pavarësia nuk ishte thjesht një akt politik, por realizim i një të drejte historike. Ndërkaq, demokracia nuk ishte thjesht një instrument pushteti, por mekanizëm dialogu e i realizimit të të drejtave dhe lirive themelore për të gjithë pa dallim”, tha ajo, raporton Ekonomia Online.

ibrahim rugovaVjosa Osmani

Më shumë nga Lajme

  • 12:58Kush janë të dënuarit dhe të paditurit e Hagës për krime në Kosovë e BeH që tashmë kanë vdekur
  • 12:57“Mos thoni se kemi ditë”, Fitore Pacolli kërcënon kompaninë punuese në Podujevë
  • 12:08“Po dojmë me u faru si popull” - Berisha fajëson institucionet për tragjeditë e fundit
  • 11:58Mustafa: Albin Kurti e ka marrë peng Kosovën
  • 11:52Maqedonci pret zyrtaren e NATO-s, diskutojnë për sigurinë në rajon