Ish-presidentja Vjosa Osmani e ka quajtur fatkeqe situatën aktuale politike të Kosovës si pasojë e mungesës së institucioneve.
Ajo tha se ky dëm lë pasoja të pariparueshme që mund t’i vuajnë edhe gjeneratat pasuese.
“Në radhë të parë më lejoni të them që Kosova është në një situatë shumë fatkeqe për shkak të mungesës së institucioneve, bllokadave të njëpasnjëshme dhe kjo lë pasoja të pariparueshme me të cilat do duhej të merremi jo vetëm ne, por edhe gjeneratat që do të vijnë pas nesh, sepse dëmi është edhe përbrenda, qoftë ai ekonomik, qoftë ai i përçarjeve që po krijohen, i humbjes së mundësive të shumta, por nga perspektiva edhe e përvojës sime si presidente dëmi është jashtëzakonisht i madh edhe në sferën ndërkombëtare, në imazhin e vendit tonë, në aleancat e vendit tonë dhe përsëri në mundësitë e shumta që po i humb shteti ynë për shkak të mungesës së institucioneve të fuqishme reprezentative”, ka thënë Osmani në Rubikon të Klan Kosovës.
Osmani tha se bashkë me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, ata kanë qenë të angazhuar që në fillimin që Kosovës t’i japin institucione.




