Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Osmani: Kosova bashkohet me koalicionin ndërkombëtar të Melania Trump për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve

GD
Gazeta Demos12 dhjetor 2025 në 15:03
Osmani: Kosova bashkohet me koalicionin ndërkombëtar të Melania Trump për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu e kanë bërë të ditur zyrtarisht vendimin për t’u bashkuar me koalicionin global të Zonjës së Parë të Amerikës, Melania Trump.

Ky koalicion mban emrin “Ndërtimi i së Ardhmes së Bashku” dhe ka të bëjë me mbrojtjen dhe fuqizimin e fëmijëve dhe të rinjve.

Përmes një letre zyrtare drejtuar Shtëpisë së Bardhë, Kosova ka konfirmuar pjesëmarrjen dhe gatishmërinë e saj për të kontribuar në mënyrë domethënëse në këtë nismë të rëndësishme ndërkombëtare.

“Duke iu bashkuar iniciativës Kosova sjell përvojë të drejtpërdrejtë dhe inovacion me vizion të së ardhmes”.

“Republika e Kosovës është krenare të qëndrojë krah Presidentit Donald Trump, Zonja e Parë Melania Trump dhe të gjitha kombeve të përkushtuara për të siguruar që çdo fëmijë të rritet i sigurt, i fuqizuar dhe i lirë, sepse e ardhmja që ndërtojmë për fëmijët tanë është e ardhmja që do të na përcaktojë të gjithëve”, thuhet në vendimin e publikuar.

Statement by President @VjosaOsmaniPRKS and the First Gentleman, @PrindonSadriu , formally announcing Kosovo’s decision to join First Lady @MelaniaTrump ’s Fostering the Future Together global coalition. 🇽🇰 🇺🇸 pic.twitter.com/309SmWTfAf

Melania TrumpVjosa Osmani

Më shumë nga Lajme

  • 00:37Kriza institucionale, Hamza nuk përjashton protestat
  • 23:43Takimet me Kurtin, Haziri: Sa herë që ftohemi, do të takohemi
  • 23:40Haziri për mbylljen e derës së sallës së Kuvendit: Ky veprim është frikë
  • 23:33Haziri: LDK kërkoi seancë sonte deri në mesnatë për të ruajtur afatet kushtetuese
  • 23:20Nrecaj: Nëse nuk ka konstituim të Kuvendit deri në mesnatë, vendi mund të hyjë në krizë të paprecedentë