Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjen Bojkaj me rastin e vdekjes së ish-kryetarit të Deçanit Mehmet Bojkaj.

Presidentja Osmani u dërgoi një telegram ngushëllimi, ku tha se ai do të mbahet në mendje si personalitet që i dha Kosovës dijen përkushtimin dhe atdhedashurinë e pakushtëzar.

Ndryshe sot i është dhë lamtumira e fundit ish-kryetarit të Deçanit Mehmet Bojkaj, i cili vdiq dje në moshën 82 vjeçare.