Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Osmani homazhe në Reçak: Dhimbja është e freskët për gjithë popullin e Kosovës, ende nuk ka drejtësi për krimet e kryera

GD
Gazeta Demos15 janar 2026 në 12:12
Osmani homazhe në Reçak: Dhimbja është e freskët për gjithë popullin e Kosovës, ende nuk ka drejtësi për krimet e kryera

Krerët e shtetit kanë bërë homazhe sot në Reçak në 27-vjetorin e Masakrës që u krye në këtë fshat, më 15 janar 1999, ku u vranë 45 civilë shqiptarë.

Homazhe ka bërë edhe Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së, William Walker.

Presidentja Vjosa Osmani ka theksuar se masakra ndaj 45 viktimave ishte dëshmia e gjallë se Serbia synonte që të zhdukte popullin shqiptar nga faqja e dheut.

“Dhimbja është e freskët për familjet, por është e freskët për gjithë popullin e Kosovës, sepse ende nuk ka asnjë drejtësi për krimet që janë kryer këtu, por edhe në pjesë të tjera të Republikës së Kosovës. Edhe pas 27 vitesh, Serbia vazhdon me po të njëjtat politika dhe po të njëjtën mendësi, sepse mohimi i krimit, siç po bëjnë ata me mohimin e krimit të Reçakut, është krim i dyfishtë”, tha Osmani.

Ngjarja që ndodhi në këtë fshat të vogël ndryshoi përgjithmonë historinë e Kosovës.

Pamjet e masakrës së Reçakut tronditën botën. Nga ajo kohë filloi rritja e presionit ndërkombëtarë mbi qeverinë serbe dhe Sllobodan Millosheviqin. Për disa javë rresht, forcat serbe mbajtën trupat e të vrarëve në Prishtinë. Në kohën sa trupat e të vrarëve ende nuk u ishin dorëzuar familjarëve, në Prishtinë u krijua delegacioni i Kosovës për bisedime me Serbinë me ndërmjetësimin ndërkombëtar. Bisedimet u organizuan në Rambuje të Francës. Kjo ishte konferenca e parë ndërkombëtare që mbahej ndonjëherë për Kosovën.

Pas dështimit të konferencës së Rambujesë, NATO filloi bombardimin e caqeve ushtarake të ish-Jugosllavisë. Në arsyetimin e NATO-s u tha se operacioni po zhvillohej për të ndaluar abuzimin me të drejtat e njeriut në Kosovë.

Më shumë nga Lajme

  • 17:16Riaktivizohet një tjetër vatër zjarri në Krujë
  • 17:13AGK i reagon Përparim Ramës për shënjestrimin e disa mediave: Gjuha e përdorur është e papranueshme dhe linçuese
  • 16:57Ndalohen dasmorët shqiptarë në Mal të Zi, policia u kërkon heqjen e flamujve
  • 16:57Një tërmet i fuqishëm godet Kolumbinë, vdesin 20 persona
  • 16:43Fermerët Kosovarë të Qumështit: Pse po shënjestërohet VITA ku s’u gjet vaj palme? Kjo situatë ka dëmtuar mijëra familje