Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Brandon Hanrahan, Zyrtar i Lartë në Byronë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit Amerikan. Në njoftimin e saj publik, Osmani theksoi rëndësinë e ruajtjes së aleancës së fortë me Shtetet e Bashkuara dhe koordinimit të ngushtë me këtë partner kyç.
Osmani shtoi se, në cilësinë e Presidente e Kosovës, do të vazhdojë të angazhohet me administratën e Presidentit amerikan, Donald Trump, për të ruajtur dhe forcuar këtë marrëdhënie të bazuar në besim dhe bashkëpunim të ndërsjellë.
“Sot pata një bisedë telefonike me Zyrtarin e Lartë të Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit, Brandon Hanrahan, gjatë së cilës u përqendrova në rëndësinë e ruajtjes së aleancës sonë të fortë dhe sigurimit të koordinimit të ngushtë me partnerin tonë kryesor.
