Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Osmani dhe Abdixhiku: Qëndrimi i sotëm i SHBA-së, mesazh i qartë për të ardhmen strategjike të Kosovës

GD
Gazeta Demos4 qershor 2026 në 17:39
Osmani dhe Abdixhiku: Qëndrimi i sotëm i SHBA-së, mesazh i qartë për të ardhmen strategjike të Kosovës

DEKLARATË E PËRBASHKËT E KANDIDATES PËR PRESIDENTE DHE KANDIDATIT PËR KRYEMINISTËR TË LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS

Qëndrimi i sotëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është një mesazh i qartë për sigurinë dhe të ardhmen strategjike të Kosovës.

Çështja e gazit amerikan nuk është vetëm çështje ekonomike. Nuk ka të bëjë vetëm me çmime më të ulëta, siguri energjetike, vende të reja pune apo zhvillim industrial. Ajo është pjesë e arkitekturës së sigurisë që SHBA-të po ndërtojnë në Evropë dhe në Ballkanin Perëndimor.

Në botën e sotme, siguria energjetike është siguri kombëtare.

Fatkeqësisht, gjatë viteve të fundit, Kosova është larguar nga ky projekt strategjik, ndërsa ka shpenzuar mbi 1 miliardë euro për import të energjisë elektrike. Në vend të diversifikimit, kemi parë stagnim. Në vend të partneritetit strategjik me SHBA-të, kemi parë humbje kohe dhe arsyetime joracionale.

Sot përballemi me një realitet shqetësues: Kosova rrezikon të mbetet vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor jashtë korridoreve strategjike të gazit amerikan dhe jashtë arkitekturës së re energjetike e të sigurisë që po ndërtohet në rajon.

Ky vetëpërjashtim nuk është vetëm humbje ekonomike. Është humbje strategjike. Përveç më pak investime, më pak zhvillim, e më pak vende pune, kjo nënkupton edhe më shumë cenueshmëri për sigurinë kombëtare të Kosovës.

Realiteti është i thjeshtë: nëse nuk zgjedhim SHBA-të, kemi zgjedhur armiqtë tanë. Alternativa kryesore ndaj integrimit në projektet energjetike amerikane mbetet rritja e varësisë nga burime dhe ndikime të tjera malinje gjeopolitike, përfshirë ato ruse. Prandaj, rreshtimi i Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të reflektohet edhe në politikën tonë energjetike.

Siç e kemi bërë të qartë tash e një kohë, përfshirë gjatë kësaj fushate, LDK është e bindur se interesi shtetëror i Kosovës është i bazuar në partneritet afatgjatë energjetik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, integrim në projektet rajonale të gazit, diversifikim i burimeve energjetike dhe forcim i sigurisë kombëtare. Prandaj, që në fillim të mandatit, do të zbatojmë në plotni këtë politikë shtetërore duke sjellë gazin amerikan në Kosovë.

Sepse energjia nuk është vetëm ekonomi.

Energjia është siguri.

Energjia është sovranitet.

Energjia është aleancë.

Dhe Kosova duhet të jetë pjesë e kësaj aleance, jo jashtë saj.

LDK

Më shumë nga Lajme

  • 11:28Aleanca thirrje Vetëvendosjes: Ejani ta votojmë ligjin
  • 11:21Invalidi i UÇK-së përfundoi me tetë qepje në kokë në emergjencë
  • 11:07Komandanti i FSK-së priti në takim komandantin e KFOR-it, diskutuan situatën e sigurisë
  • 11:06Haxhiu i drejtohet Kushtetueses për kompetencat presidenciale pas skadimit të mandatit
  • 11:03Policia del me raport: 20 zyrtarë të lënduar, 12 protestues dhe një gazetar kërkuan ndihmë mjekësore