sh-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë sot homazhe në Mejë të Gjakovës, në përkujtim të viktimave të masakrës në këtë vend.
Në postimi e saj në Facebook, Osmani ka theksuar dhimbjen e familjeve të viktimave, duke i përshkruar ato si një pjesë e pandashme e kujtesës së luftës në Kosovë.
“Nënat të forta si guri, por me dhimbje që përvëlon; baballarët me zemra të thyera por me qëndrim stoik; motrat që jetojnë me humbjen e vëllezërve; vëllezërit, nipërit dhe mbesat që e çojnë përpara amanetin e të rënëve. Kjo është Meja!”, ka shkruar Osmani.
