Kandidatja për presidente nga LDK-ja, Vjosa Osmani, ka ndarë numrin 113 me të cilin kjo parti do të garojë në zgjedhjet e 7 qershorit.
Osmani bëri thirrje për bashkim rreth politikës që ndërton dhe kundër asaj që përçan.
“Kosova fiton vetëm kur ecim bashkë, me respekt për njëri-tjetrin, me unitet dhe me besim tek njëri-tjetri. Sepse asnjë popull nuk dobësohet më shumë nga armiku sesa kur përçahet nga brenda”, ka shkruar Osmani në Facebook.
