Misioni i OSBE-së ka reaguar pas sulmeve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Qeverisë në largim ndaj Gjykatës Supreme në lidhje me vendimin që u mor dje.
Ky mision ka theksuar se respektimi i vendimeve të Kushtetueses dhe Supremes, mbetet thelbësor për ruajtjen e rendit juridik dhe ndarjes së pushteteve.
“Misioni i OSBE-së thekson rëndësinë e ruajtjes së pavarësisë dhe integritetit të pushtetit gjyqësor si një shtyllë të sistemit demokratik të Kosovës.