Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.1
Lajme

OSBE përshëndet akreditimin mediave në gjuhën serbe nga KQZ: Qasja në informacion komponent kyç i kuadrit shumetnik në Kosovë

GD
Gazeta Demos10 tetor 2025 në 19:35
OSBE përshëndet akreditimin mediave në gjuhën serbe nga KQZ: Qasja në informacion komponent kyç i kuadrit shumetnik në Kosovë

Sot KQZ ka marrë vendim për akreditimin e 28 mediave vendore dhe ndërkombëtare për vëzhgimin e Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.

Për këtë ka reaguar OSBE. Këta të fundit kanë ‘’përshëndetur ngrohtësisht’’ vendimin e KQZ’së për të akredituar mediat në gjuhën serbe dhe mediat e tjera, duke vlerësuar se vendimi në fjalë forcon parimet gjithëpërfshirëse, shkruan Gazeta Express.

‘‘Misioni i OSBE-së në Kosovë përshëndet ngrohtësisht vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të akredituar mediat në gjuhën serbe dhe mediat e tjera për mbulimin e zgjedhjeve lokale që do të mbahen të dielën, më 12 tetor. Ky hap gjithëpërfshirës forcon parimet e transparencës, barazisë dhe lirisë së medias – elemente thelbësore për zgjedhje të lira dhe të drejta’’, thuhet në reagim.] Tutje, shtohet se qasja në informacion në të gjitha gjuhët e komuniteteve është një komponent kyç i kuadrit shumetnik dhe demokratik të Kosovës.

‘‘Qasja në informacion në të gjitha gjuhët e komuniteteve është një komponent kyç i kuadrit shumetnik dhe demokratik të Kosovës. Sigurimi i mundësive të barabarta për të gjitha mediat forcon besimin e publikut në procesin zgjedhor dhe mbështet pjesëmarrjen e informuar në nivel komuniteti’’, ka shtuar më tej OSBE.

Në fund, në reagim theksohet se ky mision mbetet i përkushtuar për të promovuar dhe mbrojtur lirinë e shprehjes.

‘‘Misioni mbetet i përkushtuar për të promovuar dhe mbrojtur lirinë e shprehjes, pluralizmin mediatik dhe qasjen e barabartë në informacion për të gjitha komunitetet, në përputhje me parimet e OSBE-së dhe standardet ndërkombëtare’’, përfundohet në reagimin e OSBE

OSBE

Më shumë nga Lajme

  • 23:40Banka ku Arlinda kishte kredi kërkon falje për sms që e dërgoi: U gjenerua automatikisht, po e shqyrtojmë faljen e detyrimit
  • 23:39Dikur në ballë të protestave për gratë, ku mbeti zëri i Adelina Tërshanit pas vrasjes së Arlinda Zekajt?
  • 23:00Përplasje në PS për Erion Veliajn, Fatmir Xhafaj dhe Bledi Çuçi kërkesë ministrit Gogu: Na sqaro pse u transferua me aq urgjencë në Fier
  • 22:58Shiroka Pula mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 103-vjetorit të Turqisë
  • 22:50Moti për nesër dhe ditëve në vazhdim