Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Organizohet Panairi i Praktikave Profesionale në IAAP “Tafil Kasumaj” – Deçan

GD
Gazeta Demos30 prill 2026 në 12:50
Organizohet Panairi i Praktikave Profesionale në IAAP “Tafil Kasumaj” – Deçan

Në IAAP “Tafil Kasumaj” në Deçan u organizua me sukses panairi i praktikave profesionale, një aktivitet i rëndësishëm që synon lidhjen e arsimit me tregun e punës. Në këtë ngjarje morën pjesë nxënësit e profileve të ndryshme si Turizëm, Informatikë, Mjekësi, Ekonomi, Hidroinstalues dhe Automekanikë.

Nxënësit prezantuan punët dhe projektet e tyre në mënyra bashkëkohore dhe kreative, duke dëshmuar përgatitjen e tyre profesionale dhe aftësitë praktike të fituara gjatë shkollimit. Panairi shërbeu si një platformë ku ata patën mundësinë të shfaqin talentin dhe përkushtimin e tyre përpara vizitorëve dhe përfaqësuesve të bizneseve.

Në këtë aktivitet morën pjesë edhe bizneset partnere, të cilat prezantuan bashkëpunimin e tyre me nxënësit dhe mundësitë që ofrojnë për praktikë dhe punësim. Ky bashkëpunim është një hallkë kyçe në përgatitjen profesionale të të rinjve dhe në përafrimin e tyre me kërkesat reale të tregut të punës.

Një rëndësi e veçantë iu dha edhe pjesëmarrjes së nxënësve të klasave të nënta nga të gjitha shkollat fillore të Komunës së Deçanit, së bashku me drejtorët e tyre. Vizita e tyre në panair shërbeu si një mundësi e mirë për t’u njohur nga afër me profilet profesionale dhe për të orientuar zgjedhjen e tyre për të ardhmen.

Më shumë nga Lajme

  • 23:23Vëllezërit e Hashim Thaçit dhe Shukri Buja në mesin e protestuesve që do të qëndrojnë afër Kuvendit deri nesër
  • 23:11Gjithë natën në shesh, pas tendave, protestuesit ndezin edhe zjarre
  • 23:02Studentët në mbështetje të protestës për UÇK-në, thirrje për mobilizim nesër në orën 08:00
  • 23:02Këmbësori që vdiq pasi u godit nga vetura në Prugovc, varroset nesër
  • 22:25Burri i Haxhiut i reagon djalit të Thaçit: A po i kallëzoni që PDK-ja e ka çu përpara themelimin e Speciales, jo Albini