Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Ora e fundit”: Policia e AKI në aksion, sekuestrohen 20 mijë tableta Ekstazi

GD
Gazeta Demos31 dhjetor 2025 në 23:24
“Ora e fundit”: Policia e AKI në aksion, sekuestrohen 20 mijë tableta Ekstazi

Policia, gjegjësisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, e kanë zhvilluar një operacion të koduar “Ora e fundit”.

Në këtë aksion, një person ka përfunduar në pranga, thuhet në njoftimin e policisë.

Vlera e tabletave (MDMA), llogaritet të jetë rreth 200 mijë euro.

“Janë sekuestruar prova të shumta materiale, përfshirë: Shtatë (7) paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit Ekstazi (MDMA); Një veturë Daimler Chrysler E320 CDI, ngjyrë e zezë, me targa vendore. Po ashtu, është bastisur banesa e të dyshuarit në Prishtinë, ku gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar tri (3) qese najloni të vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë”.

“Me urdhër të Prokurorit kompetent, i dyshuari është ndaluar për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti po trajtohet si vepër penale e trafikimit të narkotikëve, në përputhje me legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës. Policia e Kosovës përmes njësiteve të antidrogës, në bashkëpunim me institucionet dhe agjencitë e tjera relevante, mbetet e përkushtuar fuqishëm në luftimin e krimit të organizuar dhe parandalimin e shpërndarjes së substancave narkotike, me qëllim të garantimit të sigurisë publike dhe sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës”, njoftojnë organet e rendit

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 14:22KRU “Prishtina”njofton: Uji nga Badoci është i pijshëm dhe i përshtatshëm për konsum
  • 14:17Gjykata merr vendim për personin që ia mori jetën 27-vjeçarit në Prizren
  • 14:14IKSHPK-ja për virusin e Nilit: Mund të ketë raste sporadike edhe në ditët në vijim
  • 14:13Një qytetar nga Prizreni e gjen dhe dorëzon në polici kuletën me më shumë se 500 euro
  • 14:07Lushtaku pas protestës për çlirimtarët në Skenderaj: Ishte madhështore