Prokuroria Themelore në Gjilan, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Gjilan caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj dy të pandehurve me inicialet B.A. dhe S.H., nën dyshimin për trafikim të narkotikëve.
Të dyshuarit ngarkohen me veprat penale “Organizimi, drejtimi apo financimi i trafikimit të narkotikëve apo substancave psikotrope” dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, në bashkëkryerje.
Sipas komunikatës së Prokurorisë, personat në fjalë, dyshohet se kanë vepruar në bashkëpunim, me aktivitet në Kosovë, Shqipëri dhe Serbi, duke organizuar, blerë, shitur, shpërndarë dhe transportuar marihuanë për përfitim financiar.


