Gazetari, Parim Olluri i ka reaguar diplomatës së detyrë, Donika Gërvalla, e cila reagoi pas përplasjes së të parit me deputetin e VV-së, Nezir Krarin në një studoi televizive, ku përveç debatit të ashpër transpemtimi u ndërpre për shkak të indikacioneve për sulm fizik, raporton GazetaDemos.
Gërvalla ‘eskaloi’ në ofendimi në këtë reagim, duke thënë; “Televizion rrugaç.. Moderator rrugaç. “Analist” mercenar rrugaç. Por me prof. Nezir Krakin kot e keni. As nuk mateni e as nuk ia dilni dot. Në mes të llumit tuaj shkëlqen dija dhe dinjiteti i tij. Marre ju koftë!”.
Për këtë gjuhë të përdorur, Olluri deklaroi se vetë ministrja në detyrë është nxitja dhe promotorja e gjuhës ofenduese kundër mediave në Kosovë.
