Shoqata “American Albanian Law Enforcement Association” (AALEA) ka vlerësuar publikisht përkushtimin dhe profesionalizmin e oficerëve me origjinë shqiptare që shërbejnë në institucionet e rendit dhe sigurisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës .
Në një reagim zyrtar, AALEA ka theksuar se anëtarët e saj po dëshmojnë përditë angazhim të lartë, disiplinë dhe integritet në ushtrimin e detyrës, duke shërbyer me përgjegjësi ndaj komuniteteve ku veprojnë.
Në këtë vlerësim u veçua në mënyrë të veçantë edhe angazhimi i kushërinjve Zeqiri, të cilët shërbejnë në New York City, duke u cilësuar si përfaqësues të denjë të vlerave të shërbimit publik.
