Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

OEK nuk i shkon në takim Muratit për çështjen e pagës minimale: Fushatë politike

GD
Gazeta Demos30 tetor 2025 në 11:42
OEK nuk i shkon në takim Muratit për çështjen e pagës minimale: Fushatë politike

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) nuk ka marrë pjesë në takimin e thirrur nga Ministria e Financave për çështjen e rritjes së pagës minimale të enjten.

Nga OEK-u, takimin e kanë quajtur fushatë politike, ndërsa kanë kërkuar takime në nivel të lartë.

“OEK thekson se në katër vitet e fundit nuk ka pasur asnjë dialog të mirëfilltë e gjithëpërfshirës ndërmjet Qeverisë dhe komunitetit të biznesit, ndonëse një proces i tillë është thelbësor për adresimin e sfidave ekonomike dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit”, thuhet në njoftimin e OEK.

Nga OEK-u shtojnë se bizneset janë përballur me një sërë vendimesh të njëanshme, të cilat kanë ndikuar drejtpërdrejt në funksionimin e tregut dhe klimën e investimeve.

Kryetari i OEK-ut, Lulzim Rafuna, ka theksuar se proceset që prekin bizneset, siç është edhe çështja e pagës minimale, kërkojnë qasje serioze, analiza të mirëfillta dhe konsultim të gjerë me sektorin privat.

“Oda Ekonomike e Kosovës është pjesë e Këshillit Ekonomiko-Social me dy anëtarë dhe gjithmonë ka qenë e gatshme për dialog të hapur e konstruktiv. Megjithatë, një qeverisje legjitime dhe e votuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës duhet të tregojë përgjegjësi institucionale, duke dëgjuar dhe përfshirë partnerët ekonomikë në proceset e vendimmarrjes”, ka deklaruar Rafuna.

Më shumë nga Lajme

  • 15:39Marta ​Kos takohet me Listën e Studentëve, kërkon shkëputjen e Serbisë nga praktikat e vjetra
  • 15:33Çitaku: Ligji me ndryshime do të votohet, s’do të lëmë mjet pa përdorur për drejtësi në Hagë
  • 15:11Ministri zviceran: Vendimi i Gjykatës Speciale nuk është politik, s’mund ta komentoj
  • 15:10Konjufca: Punimet e grupit strategjik për Hagën do të jenë konfidenciale
  • 15:10Kusari-Lila: Nëse nga nesër s’ka ulje të çmimit e derivateve, do ta kthejmë çmimin tavan