Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

OEK me thirrje urgjente për ZRRE-në: Dëmi mesatar prej rreth 328 mijë euro në ditë

GD
Gazeta Demos1 gusht 2025 në 13:29
OEK me thirrje urgjente për ZRRE-në: Dëmi mesatar prej rreth 328 mijë euro në ditë

Oda Ekonomike e Kosovës, së bashku me Shoqatën e saj të Prodhuesve të Kosovës, rithekson se dalja e detyruar e bizneseve në tregun e lirë të energjisë po krijon pasoja të rënda financiare për sektorin prodhues dhe ekonominë në tërësi.

Sipas OEK, bazuar në të dhënat preliminare, konsumi vjetor i bizneseve të përfshira në tregun e lirë vlerësohet të jetë rreth 550 GWh. Me çmimet aktuale të ofruara në tregun e lirë, kjo përkthehet në një kosto minimale prej rreth 120 milionë euro në vit.

“Nga kjo rezulton një dëm mesatar prej rreth 328 mijë euro në ditë, respektivisht rreth 10 milionë euro në muaj, si pasojë e moszbatimit të aktgjykimit të Gjykatës Komerciale nga ZRrE”, thuhet në reagimin e OEK-ut.

Sipas OEK-ut, një tjetër barrë e rëndë financiare për bizneset është kërkesa e operatorëve të furnizimit për të paguar paraprakisht dy muaj depozitë në momentin e nënshkrimit të kontratave, që përllogaritet të arrijë në rreth 20 milionë euro para të gatshme.

“Shumë biznese, për shkak të mungesës së likuiditetit, janë detyruar të financohen nga bankat, duke paguar edhe interesa shtesë”, thuhet më tej në reagim.

Më tej thuhet se duke marrë parasysh edhe faturat e KEK-ut të cilat kanë afate pagese shumë të shkurtra, vlerësohet se vetëm gjatë muajit gusht 2025 bizneset do të jenë të detyruara të paguajnë rreth 50 milionë euro para të gatshme, përfshirë edhe shumën e depozitave.

“Kjo situatë po e tkurr ndjeshëm likuiditetin në treg, po rrit kostot financiare të bizneseve dhe po dëmton seriozisht qëndrueshmërinë dhe konkurrueshmërinë e sektorit prodhues në Kosovë.

Të gjitha vlerat e përmendura më sipër janë të përllogaritura bazuar në konsumin vjetor dhe çmimet e ofruara aktualisht në tregun e lirë të energjisë”, thuhet në reagim.

OEK kërkon sërish nga ZRRE-ja pezullimin e vendimit për tregun energjetik.

“Kërkojmë sërish pezullim të vendimit të ZRrE-së për daljen në treg të lirë, për të ruajtur ekonominë e vendit, mbrojtjen e biznesit dhe asetin më të vlefshëm – qytetarin e Republikës së Kosovës. Sot pezullimi i vendimit të ZRrE-së është akt patriotik”, thuhet në njoftim.

Bizneset vazhdimisht kanë protestuar në Prishtinë për të kundërshtuar vendimin e ZRRE-së, që sipas tyre shkakton barrë të rëndë për kompanitë vendore dhe ekonominë e Kosovës. Në anën tjetë Qeveria e Kosovës nuk mori parasysh asnjë herë kërkesat e komunitetit të biznesit për shtyrje të vendimit.

Ndërsa, sipas komunitetit të biznesit vendimi ZRRE-së rrezikon largimin masiv të mijëra punëtorëve, uljen e prodhimit dhe rritjen e importit.

Më shumë nga Lajme

  • 23:54Përparim Rama e shpërndan fotografinë virale të protestës për ish-krerët e UÇK-së
  • 23:42Endrit Thaçi falënderon protestuesit pas tubimit në Prishtinë
  • 23:32Platforma “Liria ka Emër”: Nuk ndalemi deri në liri për çlirimtarët
  • 23:28Ledri Vula poston foto me Endrit Thaçin: Të gjithë jemi me UÇK-në
  • 23:14Bledian Krasniqi pajiset me pasaportën e Kosovës, gati për përfaqësimin e “Dardanëve”