Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) i është drejtuar sot me një kërkesë publike Presidentes së Republikës, Vjosa Osmani, Kryeministrit Albin Kurti dhe kryesuesit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), Ymer Fejzullahu, duke kërkuar pezullimin e menjëhershëm të vendimit të ZRRE-së për rritjen e çmimit të energjisë për bizneset prodhuese.
Në letrën e nënshkruar nga kryetari i OEK-ut, Lulzim Rafuna, theksohet se kjo është “thirrja e fundit, e sinqertë dhe e përgjegjshme” për të ndaluar një veprim që, sipas tij, po dëmton rëndë ekonominë e Kosovës, duke detyruar bizneset prodhuese të dalin nga tregu i lirë i energjisë.
Sipas OEK-ut, kjo situatë po sjell pasoja të mëdha ekonomike, përfshirë rrezikun e mbylljes së fabrikave, humbjen e mijëra vendeve të punës dhe shkatërrimin e prodhimit vendor.
Shoqata e Prodhuesve të Kosovës, bazuar në një hulumtim me kompanitë e sektorëve kryesorë, ka evidentuar tre pasoja kryesore të rritjes së çmimit të energjisë:
