Oda Ekonomike e Kosovës ka reaguar lidhur me një vendim gjyqësor për dëmshpërblim në vlerë mbi 32 milionë euro, duke shprehur shqetësimin për ndikimin që raste të tilla mund të kenë në stabilitetin ekonomik dhe besimin e biznesit .
Reagimi i OEK vjen pas një vendimi të Gjykatës komerciale në lidhje me një pronë komunale në Prishtinë, e cila pasoi me lincimin e gjyqtarit të rastit nga eksponentë të politikës.
Në reagimin e Odës u bëhet thirrje institucioneve dhe akterëve politikë që të mos ndërhyrjnë në drejtësi.
“Si Odë Ekonomike e Kosovës, konsiderojmë se rastet që prekin drejtpërdrejt buxhetin publik dhe klimën e investimeve duhet të adresohen me përgjegjësi të lartë institucionale. Është e domosdoshme që sistemi i drejtësisë të veprojë në mënyrë të pavarur dhe pa ndikime të jashtme. Çdo tentativë për ta politizuar një vendim gjyqësor apo për të ushtruar presion ndaj institucioneve të drejtësisë dëmton besimin në sistem dhe rrit pasigurinë në sektorin privat”, thuhet në reagim.
