Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” bën të ditur se më 15 tetor 2026 (e enjte) do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në qytetin e Obiliqit dhe në fshatin Milloshevë.
Sipas njoftimit të kësaj kompanie, ndërprerja do të bëhet për shkak të punimeve të planifikuara në rezervuarin e qytetit dhe do të zgjasë nga ora 09:00 deri në 18:00.

