Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Nxiti ndarje dhe urrejtje duke fyer flamurin”, raportohet se Shqipëria ka dënuar me 2 vjet burg kosovarin 33-vjeçar

GD
Gazeta Demos28 nëntor 2025 në 17:27
“Nxiti ndarje dhe urrejtje duke fyer flamurin”, raportohet se Shqipëria ka dënuar me 2 vjet burg kosovarin 33-vjeçar

Postimet e flamurit kombëtar më kryqe apo simbole të tjera përmbi dhe me shënime të papërshtatshme në rrjetin social Facebook i ka kushtuar një dënim me 2 vite burg një 33-vjeçari nga Kosova.

Dënimi ndaj të pandehurit Alban Bibaj është dhënë pak ditë më parë nga Gjykata e Tiranës, në përfundim të një gjykimi të zhvilluar në mungesë të tij. Bibaj është shpallur fajtor për veprën penale të “thirrjes për urrejtje nacionale”.

Sipas vendimit të gjykatës, 33-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e Drejtorisë së Anti-terrorit në Policinë e Shtetit prej disa postimeve në llogarinë me emrin “Ubejdullah E. Subejla” në Facebook, pas tërmetit të nëntorit 2019. Në një nga postimet ai thoshte ndër të tjera se “Hoxhallarët dhe xhematlit që festojnë ditën e flamurit të fesë së demokracisë, nuk kanë lidhje me Teuhidini (njehsimi i Allahut)”. Sipas gjykatës, ai ka vijuar me postime të tjera me thënie të shkëputura nga hadithe fetare.

Postimet ka shoqëruar me foto të flamurit kombëtar shqiptar, në të cilën kishte mbishkrimin “Kufr shirk”, që nënkupton mohues të Zotit dhe një kryq mbi flamur.

Për llogari të hetimit, prokuroria e Tiranës ka bashkëpunuar me autoritetet kosovare të drejtësisë. I pyetur në Prokurorinë e Pejës, në prani të avokatit, për hetimi ndaj tij në Shqipëri, Alban Bibaj ka deklaruar se ka 15 vjet që praktikon fenë islame dhe asnjëherë nuk e ka mësuar nga ndonjë predikues i fesë dhe as nuk e ka lexuar në librat fetarë se duhet ta urrejë ndokënd apo të bëjë thirrje për urrejtje nacionale.

Por sipas vlerësimit të gjyqtarit Edvan Veçani, postimet e të pandehurit përmbajnë elementë të qartë që cenojnë rendin dhe paqen publike përmes nxitjes së përçarjes mbi baza kombëtare e fetare.

“Nëpërmjet përdorimit të gjuhës fyese ndaj simboleve kombëtare, si flamuri shqiptar, dhe deklarimeve se ‘nacionalizmi është kufr’ apo se ‘flamujt janë shpikje të zionistëve’, ai ka shprehur qëndrime që synojnë përbuzjen e vlerave kombëtare dhe krijimin e antagonizmit ndërmjet identitetit fetar dhe atij kombëtar. Përmbajtja e postimeve, e shoqëruar me imazhe fyese ndaj flamurit, përbën një akt publik komunikimi që objektivisht është i aftë të nxisë ndarje, urrejtje apo armiqësi ndërmjet qytetarëve mbi baza të përkatësisë kombëtare”, arsyetonte gjykata, raporton a2CNN.

Sipas gjykatës, qëllimi i të pandehurit nuk ka qenë vetëm shprehja e një opinioni fetar, por nxitje e përçarjes dhe kundërvënies mes qytetarëve në bazë të identitetit të tyre kombëtar. I pandehuri Bibaj është hetuar dhe gjykuar pamasës sigurie, ndërsa dënimi me 2 vite burg, sipas gjykatës, duhet të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Më shumë nga Lajme

  • 23:46PDK nesër mban aktivitet para objektit të Qeverisë
  • 23:19Caktohet seanca e parë gjyqësore ndaj Fatmir Shehollit
  • 22:58Bajrami i reagon qeverisë për vendimet: Kur është puna me nda mjete për dosta e me nda buxhet, vendimet merren shpejt, natën, në terr
  • 22:54Mbetjet në Zubin Potok shtojnë presionin mbi Beogradin për hapjen e arkivave
  • 22:54Nisin Ditët e Shën Nënë Terezës, Prishtina nderon shenjtoren shqiptare