Nënkryetari I Komunës së Skenderajt, Fadil Nura ka deklaruar se dy zyrtarë të komunës së Skenderajt, janë ndaluar nga Policia e Kosovës pa qenë fare të përshirë në incidentin e djeshëm ku u rrah Hysni Mehani i VV-së, raporton GazetaDemos.
Nura tha se ka prova që të njëjtin në kohën kur ndodhi incidenti ishte bashkë me të në fshatin Llaushë.
“Janë ndalu, nuk kanë qenë në vend të ngjarjes, kanë qenë me mua. Unë kam qenë në fshatin Llushë kur kam dëgju për rastin. Janë kamerat e institucionit të komunës kur kemi ardhë, është e dokumentuar. Mbrëmë i kanë ndaluar. Ata e kanë vlerësuar përse”.
“Për ne është e rëndësishme me kërku prej organeve kompetente që hetime të jenë objective. Kaq. Le të del e vërteta se si ka ndodhur incidenti”, shtoi ai.