Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Numri i policëve shqiptarë në Luginë gjithnjë e më i vogël

GD
Gazeta Demos12 tetor 2026 në 08:13
Numri i policëve shqiptarë në Luginë gjithnjë e më i vogël

Më shumë se dy dekada pas përfundimit të luftës në Luginën e Preshevës, përfaqësimi i shqiptarëve në Policinë e Serbisë vazhdon të mbetet një çështje e hapur. Në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, numri i policëve shqiptarë është zvogëluar ndër vite, ndërsa një pjesë e atyre që janë ende në shërbim i janë afruar moshës së pensionimit.

“Nga viti 2016 e deri sot nuk ka asnjë. E tash, në këto 25 vjet sa kanë punuar ata njerëz, një pjesë e tyre është larguar, ka shkuar në perëndim, një pjesë janë larguar nga puna dhe një pjesë e cila është punësuar atëherë në një moshë pak më të shtyrë, tashmë kanë arritur para pensionimit. Pra numri i shqiptarëve po bie në mënyrë drastike dhe në 4-5 vitet e ardhshme do të vijmë në situatë çfarë e kemi pasur para luftës këtu te ne”, tha për RTK-në, Shaip Kamberi, deputet në Kuvendin e Serbisë.

Shqiptarët në Luginën e Preshevës thonë se problemi nuk qëndron vetëm te largimi gradual i gjeneratës së parë të policëve, por te mungesa e rekrutimeve të reja.

“Shqiptarët në mënyrë masovike pas marrëveshjes së Konçulit janë integruar në policinë multietnike. Prej asaj kohe, domethënë prej kush e di sa viteve, nuk kemi shqiptarë në nivel të përfaqësimit të popullsisë që jetojnë në këtë rajon. Imagjinojeni, polici i fundit që është nxjerrë nga akademia është në vitin 2016”, tha Shqiprim Musliu, kryetar i Lëvizjes së Progresit Demokratik.

Kryetari i Bujanocit, Arbër Pajaziti, thotë se nga ministri i Brendshëm i Serbisë ka marrë zotime se edhe shqiptarët do të përfshihen në procesin e rekrutimit.

“Ne rrezikojmë që për 7-8 vite të gjithë ata policë të shkojnë në pension dhe të mbesim pa policë shqiptarë. Deri tash nuk kanë pranuar. Kemi parë një angazhim të shtuar të OSBE-së dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme ku kanë qenë edhe në një takim këtu te unë e pastaj kanë mbajtur edhe një tubim me të rinj të interesuar për t’u bërë policë. Unë e shoh këtë herë një seriozitet më të madh dhe e shoh që ka pasur interesim edhe të rinjtë të cilët më tepër kanë aplikuar këtë herë, për shkak se e kanë pasur të humbur edhe shpresën sepse kur aplikon 10 herë e nuk pranohesh për arsyetime janë krejtësisht banale, shpresa humb”, tha Arbër Pajaziti, kryetar i Bujanocit.

Policia multietnike në jug të Serbisë u krijua në kuadër të procesit të vendosjes së paqes pas luftës në  vitin 2001. Marrëveshjet dhe procesi i integrimit parashihnin përfshirjen e komuniteteve lokale në strukturat e sigurisë.

numripolicëveshqiptarë

Të ngjashme

Ja sa shqiptarë u dëbuan nga Britania e Madhe gjatë 12 muajve të fundit

Ja sa shqiptarë u dëbuan nga Britania e Madhe gjatë 12 muajve të fundit

08:22
Rritet numri i vizitorëve në hotelet e Kosovës

Rritet numri i vizitorëve në hotelet e Kosovës

10:53

Më shumë nga Lajme

  • 09:10Shqetësuese: Disa nxënës akoma pa libra, problemi evidentohet në disa shkolla të Kosovës
  • 08:54Ndalohen mallra të padeklaruara në autobusin që po vinte nga Turqia në Kosovë
  • 08:48Detaje të reja për rastin e vrasjes së 29 vjeçarit në fshatin Pogragjë të Gjilanit
  • 08:36Përmbytjet e rrëmbyeshme në Nepal: Pesë persona të zhdukur, 95 të shpëtuar
  • 08:36Tre të vrarë dhe një i plagosur për dy ditë në Gjilan, Hyseni thërret sot mbledhje urgjente