Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Numërohen 60% të votave, këto janë top 10-shet e tri partive më të mëdha

GD
Gazeta Demos30 dhjetor 2025 në 22:31
Numërohen 60% të votave, këto janë top 10-shet e tri partive më të mëdha

Janë numëruar 60,42% të votave në Qendrat Komunale të Numërimit, aty ku po mësohet numri i votave që kanë marrë kandidatët për deputetë.

Listës me më së shumti vota po i prin LVV-ja, me të parin e partisë, Albin Kurti, që deri më tani ka marrë 208 mijë e 109 vota.

Nga kjo parti, në top 10-shen e më të votuarve janë po ashtu: Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Donika Gërvalla-Schëarz, Xhelal Sveçla, Hajrulla Çeku, Avni Dehari, Mimoza Kusari-Lila dhe Ejup Maqedonci.

Nga ana tjetër, në 1545 pako, apo 60,42% të votave, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka marrë 96 mijë e 30 vota, i pasuar nga 9 kandidatët e tjerë më të votuar deri më tash: Arian Tahiri, Përparim Gruda, Uran Ismaili, Sala Jashari, Vlora Çitaku, Arben Mustafa, Enver Hoxhaj, Rrahman Rama dhe Ganimete Musliu.

Nga votat e numëruara për LDK-në, më së shumti ka marrë Lumir Abdixhiku (46,206 vota), i pasuar nga Hykmete Bajrami, Ukë Rugova, Doarsa Kica-Xhelili, Avdullah Hoti, Kujtim Shala, Anton Quni, Armend Zemaj, Lutfi Haziri dhe Janina Ymeri.

Më herët, KQZ-ja njoftoi se komunat të cilat kanë përmbyllur aktivitetet e numërimit janë: Mamusha, Shtërpca, Juniku, Hani i Elezit, Kllokoti, Mitrovica e Veriut, Novobërda, Zveçani dhe Vitia.

KQZ

Më shumë nga Lajme

  • 12:31Kurti e Abdixhiku pas pak pritet të takohen në Kuvend
  • 12:25Reagon Avdullah Hoti: Po i përcjell qëndrimet e VV-së, LDK ka vullnet
  • 12:25Pak ditë para nisjes së vitit të ri shkollor, Komuna e Prishtinës ndërmerr këtë veprim
  • 12:23Arrestohet një person në Shtime, dyshohet për ngacmim seksual
  • 11:50Ambasadori Ajeti pas tragjedisë në Gjermani: Jemi në kontakt me autoritetet gjermane