Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Nuk ndalet PDK, i kërkon përsëri Deharit të vazhdojë seanca konstituive

GD
Gazeta Demos27 gusht 2026 në 20:50
Nuk ndalet PDK, i kërkon përsëri Deharit të vazhdojë seanca konstituive

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) i është drejtuar përsëri me kërkesë zyrtare kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, që të thërrasë vazhdimin e seancës së Kuvendit nesë, më 28 gusht, në orën 11:00

Në kërkesën e adresuar në emër të deputetëve të PDK-së, partia i referohet Nenit 9 të Rregullores së Punës së Kuvendit dhe kërkon nga Dehari që të përmbushë, siç thotë PDK, obligimin e tij kushtetues dhe procedural.

PDK argumenton se moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit të përcaktuar ka krijuar një situatë të rëndë të shkeljes së Kushtetutës dhe mosrespektimit të aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Letra e plotë:

​Në cilësinë tuaj si kryesues i seancës konstituive sipas moshës, në përputhje me Nenin 9 të Rregullores së Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës në emër të deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, kërkojmë nga ju që të përmbushni obligimin tuaj kushtetues dhe procedural dhe që, më 28 gusht 2026, në ora 11.00, të thirrni vazhdimin e seancës konstituive, ashtu siç kërkohet edhe me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

​Moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit të përcaktuar tashmë ka krijuar një situatë të rëndë të shkeljes së Kushtetutës dhe të mosrespektimit të aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese. Mosrespektimi i afateve dhe procedurave të përcaktuara me Rregulloren e Kuvendit vetëm sa e thellon më tej këtë situatë.

​Duhet të keni parasysh se, sipas jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht tejkalimit të afatit kushtetues, Kuvendi duhet të konstituohet. Shkelja e afatit nuk e shuan detyrimin për konstituimin e tij.

​Prandaj, duke e thirrur vazhdimin e seancës konstituive, ju keni mundësinë dhe detyrimin që të parandaloni një shkelje të radhës dhe të mundësoni vazhdimin e procesit të konstituimit të Kuvendit.

​Ju rikujtojmë se roli juaj si kryesues i seancës konstituive sipas moshës është i përcaktuar dhe i kufizuar nga Kushtetuta, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullorja e Kuvendit. Përgjegjësia juaj është të mundësoni zhvillimin dhe vazhdimin e seancës deri në konstituimin e Kuvendit. Nuk është në kompetencën tuaj që, mbi bazën e vlerësimeve apo konsideratave politike, të vendosni nëse dhe kur duhet të vazhdojë procesi i konstituimit të Kuvendit.

​Vlerësimet dhe negociatat politike u takojnë forcave politike dhe ato mund e duhet të zhvillohen vetëm brenda kornizës kushtetuese të Republikës së Kosovës, të cilën të gjithë jemi të obliguar ta respektojmë.

​Për këtë arsye, ju kërkojmë që, pa vonesa të mëtejshme, të thirrni vazhdimin e seancës konstituive më 28 gusht 2026, në ora 11.00, dhe të mundësoni ushtrimin e mandatit kushtetues të deputetëve të zgjedhur të Republikës së Kosovës.

​Me respekt,

Vlora Çitaku

Deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës

Sekretare e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës

kërkonpërsërikonstituive

Të ngjashme

“Shqipëria kërkon revolucion”, mbahet protesta e 88-të në Tiranë

“Shqipëria kërkon revolucion”, mbahet protesta e 88-të në Tiranë

22:29
Aktakuza ndaj Fatmir Shehollit, OVL-UÇK kërkon hetim të thellë: Çështje e sigurisë kombëtare

Aktakuza ndaj Fatmir Shehollit, OVL-UÇK kërkon hetim të thellë: Çështje e sigurisë kombëtare

15:44

Më shumë nga Lajme

  • 21:50Kongresisti amerikan: Vuçiqi kërcënon të destabilizojë rajonin dhe më gjerë
  • 21:44Haradinaj për 16 shtatorin: Pritjet e mia janë gjithmonë pafajësia e tyre
  • 21:43Nesër shpallet aktgjykimi në rigjykimin ndaj Glauk Konjufcës për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend
  • 21:30Daut Haradinaj për personin që e kërcënoi Ramushin nga Kuvendi: Mezi i mbajke dhëmbët në gojë e donte me mbyt aty...
  • 21:21Nënsekretari amerikan i luftës zbarkon në NATO – temë e diskutimi çështja e pranisë së trupave amerikane në Europë