Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Nuk kam fatura për heronj”, fjalët e avokatit që i dhanë forcë Gentrit Shalës në kërkim të drejtësisë për babain e tij

GD
Gazeta Demos18 korrik 2025 në 21:14
“Nuk kam fatura për heronj”, fjalët e avokatit që i dhanë forcë Gentrit Shalës në kërkim të drejtësisë për babain e tij

“Kur e kuptova se procesi gjyqësor për arrestimin dhe zhdukjen e Babait më në fund do të niste, e dija se kjo nuk do të ishte një përballje e zakonshme. Kishte shumë më tepër se sa ligje e procedura. Më duhej dikush që nuk e shihte këtë rast si dosje por si histori e një Heroi”, ka shkruar Shala, duke treguar se procesi nuk ishte vetëm një betejë gjyqësore, por një rrëfim personal i zemrës dhe kujtesës.

Ai përmend edhe takimin me avokatin Kërveshi për të cilin tha se “më priti me një ngrohtësi që rrallëherë e gjenë në zyrat e ftohta të drejtësisë”.

Shala shkruan se Kërveshi, jo vetëm që nuk e pyeti për tarifën apo procedurat, por dëgjoi dhe kuptoi peshën emocionale të rastit, duke qenë “zgjedhja ime për këtë betejë ligjore”.

“Gjatë bisedës i thashë “Kujt shyqyr Zotit renet i kam e pagesa nuk çon peshë se për këtë çështje jam i gatshëm të jap gjithçka që kam” ai më pa me qetësi dhe tha: “Nuk kam fatura për Heronj.” Nuk ishin fjalë të mëdha. Por ishin të vërteta”, ka shkruar Shala.

Ndryshe, Gjykata Themelore Prishtinë, ka shpallur aktgjykim dënues për Slavisha Filliq (Slaviša Filić), ish zyrtar i Sigurimit Shtetëror serb, duke e dënuar me 15 vite burgim për veprën penale të Krimeve të Luftës kundër popullatës civile.

Kërveshi tha se hetuesit policor në atë kohë, ndër ta, i ndjeri Fadil Syleviqi, kishin arritur të kuptojnë se kush e kishte rrëmbyer,Hafir Shalën.

“Ishte përcaktues, në bindjen tonë, në atë kohë angazhimi dhe veprimet e i ish Avokatit, ish kolegut tonë, Destan Rukiqi i cili me angazhimin e tij, e aktivizoj mekanizmin e “herimit”. Hetuesit policor në atë kohë, ndër ta, i ndjeri Fadil Syleviqi, kishin arritur të kuptojnë se kush e kishte rrëmbyer Dr Shalën. Mirëpo, meqë Filiq ishte pjesëtar i shërbimit shtetëror, hetuesit policor në atë kohë nuk kishin mandat të hetonin nivelin e tillë”.

Ai tutje tha se angazhimi i Kërveshi & Partners Law Firm ka qenë, mbetet, do të vazhdoj, që të mbështes angazhim pa pagesë në zbardhjen e krimeve të luftës ndaj shqiptarëve.

Më shumë nga Lajme

  • 22:50Tetë vatra zjarri mbeten aktive në Shqipëri
  • 22:41Vodhën mijëra euro brenda një shtëpie, arrestohen tre persona në Leposaviq
  • 22:40Gjykata Supreme i hap rrugë ‘‘përkohësisht’’ Trumpit që të vazhdojë ndërtimin e sallës së ballove
  • 22:08Kosova parakalon në ceremoninë hapëse të Lojërave Mesdhetare Taranto 2026
  • 21:43“Nuk e di si e godita”, Vata rrëfen në gjyq për vrasjen e turistit në Ksamil