Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Nuk iu pagua Trusti, gjykata e merr në duar lëndën e minatorëve

GD
Gazeta Demos23 tetor 2025 në 14:59
Nuk iu pagua Trusti, gjykata e merr në duar lëndën e minatorëve

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka bërë të ditur se lëndët e iniciuara në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, lidhur me mospagesën e trustit pensional nga ndërmarrja “Trepça”, tashmë kanë filluar të shqyrtohen.

Sindikata, përmes një njoftimi ka deklaruar se ka pasur shpresa se këto çështje do të zgjidheshin në favorin e saj, meqë e drejta, sipas saj është në anën e punëtorëve që tash e gjashtë vite janë dëmtuar nga mospagesa e trustit, transmeton Klankosova.tv.

Megjithëse, sipas informatave zyrtare të SPMT-së, gjykata është duke i refuzuar kërkesat e tyre, “me arsyetimin se ne nuk kemi të drejt me kërku mbrojtje gjyqesore për realizimin e kërkesave tona për pagesen e kontributit pensional nga punëdhënësi!”.

Sipas njoftimit, shumat që ndërmarrja i ka borxh minatorëve tashmë kanë kaluar në miliona euro.

“Përveç mungesës së kontributeve, jemi dëmtuar edhe nga humbja e fitimeve vjetore që Trusti do t’i kishte realizuar përmes investimeve ndërkombëtare. Është për të ardhur keq që statusi i minatorit në Kosovë mbetet i rëndë. Pas dekadash pune të vështira dhe profesioneve me rrezik të lartë, shumë prej jush përballeni me pensione minimale, ndërsa edhe mjetet që u takojnë nga trusti ju mungojnë, duke e vështirësuar edhe më shumë jetesën”.

“Ne vazhdojmë të kemi besim në drejtësi, por në këtë rast, mendojmë se gjykata nuk i ka vlerësuar mjaftueshëm dëmet e shkaktuara minatorëve. Vendimet e deritanishme kanë përcaktuar se është detyrë e ATK-së të detyrojë ndërmarrjet për këto pagesa, por tash e gjashtë vite ATK nuk ka ndërmarrë asnjë veprim serioz ndaj Trepçës sh.a., e cila vazhdon të mos i përmbushë obligimet e saj”.

“Për njoftimin tuaj të nderuar minator, ndërmarrja për të cilën ne derdhim djers e mund, jo vetem që është duke i kundershtuar kërkesat tona në gjykatë për pagesen e kontributeve pensionale, por edhe është duke kërkuar nga gjykata që e njejta të na obligoj neve si palë në procedurë që ti paguajm të gjitha shpenzimet gjyqesore!!!”, thuhet tutje në njoftim.

Sindikata i kë bërë thirrje menaxhmentit të “Trepçës” që menjëherë nga ky muaj të fillojë pagesën mujore të trustit pensional dhe urgjentisht të hapë dialog me Sindikatën dhe përfaqësuesit e minatorëve për një marrëveshje të drejtë dhe të qëndrueshme.

“Ndërsa nga gjykata kërkojmë mbrojtje ligjore dhe njëherit të na e lejoj të drejten tonë për qasje në gjykatë, si e drejt bazike për shqyrtimin e kërkesave tona në rrugë gjyqësore! Në të kundërtën, Sindikata e Minatorëve do të ndërmarrë hapat e nevojshëm sindikal për mbrojtjen e të drejtave tuaja”,ka deklaruar sindikata.

Trepçatrusti

Më shumë nga Lajme

  • 11:58Ambasada e SHBA-së ka një njoftim për aplikantët për vizë
  • 11:57Një javë nga dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Tahiri kritikon Kuvendin: Ende nuk ka një rezolutë që thërret për drejtësi
  • 11:41Abdixhiku pas takimit me ambasadorin britanik: LDK garanton përkushtimin ndaj Republikës dhe institucioneve
  • 11:27Altini rikthen mesazhin e babait: Nëse dashuria për lirinë gjykohet, atëherë vetë historia do të dënohet
  • 11:19E takoi një javë para se të jepej vendimi, ish-zyrtari amerikan për Thaçin: E priste, s'ndihej i tradhtuar nga ShBA-të