Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Nuk ishin në luftë”, BBC me analizë rreth deklaratave të Trump – e pyet Shtëpinë e Bardhë se si e ndali konfliktin Kosovë-Serbi

GD
Gazeta Demos21 gusht 2025 në 09:36
“Nuk ishin në luftë”, BBC me analizë rreth deklaratave të Trump – e pyet Shtëpinë e Bardhë se si e ndali konfliktin Kosovë-Serbi

BBC ka bërë një analizë rreth deklaratave të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, se ka ndaluar gjashtë luftëra që nga kthimi në Shtëpinë e Bardhë për mandatin e dytë dhe kontributin që ai mund ta ketë pasur në përfundimin e tyre. Në listën e tij, tek luftërat që ka përfunduar, është edhe “konflikti mes Kosovës dhe Serbisë”.

Më 27 qershor, Trump tha se kishte parandaluar një konflikt të mundshëm mes Kosovës dhe Serbisë, duke shtuar se i kishte paralajmëruar se nëse do të shkonin drejt kësaj rruge, s’do të mund të bënin tregti me Shtetet e Bashkaura.

Deklaratën se përfundoi gjashtë luftëra, Trump e përsëriti edhe gjatë takimit me liderët evropianë, teksa po diskutohej për arritjen e një marrëveshje paqeje për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë, pasi ata kërkuan armëpushim.

“Kam përfunduar gjashtë luftëra… të gjitha këto marrëveshje i kam bërë pa përmendur as fjalën ‘armëpushim’.”

Sa i përket Kosovës dhe Serbisë, BBC ka shkruar se dy vendet kanë qenë prej kohësh në mosmarrëveshje – një trashëgimi e luftërave në Ballkan në vitet 1990 – me tensione që janë rritur vitet e fundit.

“Serbia dhe Kosova nuk kanë qenë duke luftuar apo qëlluar njëra-tjetrën, kështu që nuk është një luftë për t’u ndalur,” ka deklaruar Margaret MacMillan, profesoreshë e historisë që ka ligjëruar në Universitetin e Oxford’it.

Të pyetur rreth deklaratave të Trump, nga Shtëpia e Bardhë u janë referuar përpjekjeve diplomatike të Trump gjatë mandatit të tij të pare, kur dy vendet nënshkruan marrëveshje për normalizim ekonomik në Zyrën Ovale me presidentin në vitin 2020, por nuk ishin në luftë në atë kohë.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, i kishte renditur në gusht shtetet për të cilat kishte folur Trump.

“Presidenti tani ka përfunduar konfliktet midis Tajlandës dhe Kamboxhias, Izraelit dhe Iranit, Ruandës dhe Republikës Demokratike të Kongos, Indisë dhe Pakistanit, Serbisë dhe Kosovës, si dhe Egjiptit dhe Etiopisë”, kishte thënë Leavitt.

Pas kthimit nga vizita në ShBA, Presidentja Vjosa Osmani kishte deklaruar se në fund të muajit maj ka marrë informacione të reja lidhur me planet e Serbisë për përshkallëzim.

“Me konkretisht në fund të muajit maj kemi marrë informacione të reja specifike lidhur me veprimet e Serbisë në kufi me Kosovën. Menjëherë kam pas takime me institucionet e sigurisë që më raportojnë si president. Menjëherë kam ndarë këto informata me aleatët tanë të sigurisë duke kërkuar mbështetjen e tyre për ta ndalur përshkallëzimin e planifikuar nga ana e Serbisë”, kishte deklaruar Osmani.

Më shumë nga Lajme

  • 16:49Tërmet në Shqipëri, ja sa ishte magnituda
  • 16:39‘‘Keni shkuar në Serbi pas Banjskës’’ – Riparimi i vagonëve që përplasi Aleancën me VV’në
  • 16:34Ekzekutohen pagesat për këto kategori
  • 16:24Dosja e Prokurorisë: Kujt i raportonte Fatmir Sheholli në Serbi dhe sa paguhej?
  • 16:07​Një shtëpi dhe tri vetura digjen në kryeqytet, policia jep detaje