Daja i Ilaz Brahimit, Selim Halimi ka bërë të ditur se nipi i ndjerë ishte në kërkim të një bashkëshorteje, mirëpo sqaroi se 45-vjeçari nuk ka qenë asnjëherë i martuar.
Ai tha se nipi i tij kishte pirë vetëm dy herë kafe me Ardita Gashin, të dyshuarën për vrasjen e 45-vjeçarit.
“Ilazi, djali i motrës time është rritë në praninë tonë, para syve tanë. Për fat, si shumë shqiptarë të tjerë, edhe ai është dashur ta marrë rrugën e mërgimit, dhe ka gjet punë e ka punuar deri në këtë moment. Por, çdo Bajram, Ilazi i ka ardhur nënës në prehër, iu ka qëndruar motrave dhe farefisit përpara. Ilazi, jo pse është nip, jo pse është i motrës time, por Ilazi do jetë një djalë fetar. Por fati nuk deshi që ai të linte një trashëgimtar, me këtë rast që e humbi jetën”, u shpreh ai, transmeton Klankosova.tv.
