Analisti politik Melazim Koci, ka folur për mundësinë që Kosova të shkojë sërish në zgjedhje, duke theksuar se një ngërç politik nuk pritet në çështjen e nënkryetarit të Kuvendit, por se dilemat mbeten te roli i presidentes. Sipas Kocit, institucionet tashmë kanë vendime të qarta për disa çështje dhe ato pritet të zgjidhen pa pengesa.
“Sa i përket çështjes nëse do të ketë një ngërç politik, nuk mund të them se kjo mund të ndodhë te çështja e nënkryetarit, sepse tashmë kemi vendime dhe jemi të qartë se çfarë duhet të bëjmë. Edhe kjo do të zgjidhet”, ka thënë ai.
Megjithatë, Koci u shpreh skeptik sa i përket rolit të presidentes dhe nuk e përjashtoi mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje të reja.
“Jam pak skeptik te pjesa e presidentes dhe nuk e përjashtoj mundësinë që Kosova të shkojë në zgjedhje”, ka deklaruar Koci.
Ai shtoi se, në rast të zgjedhjeve, Kuvendi paraprakisht do të miratonte buxhetin dhe disa marrëveshje të rëndësishme ndërkombëtare.
