Deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, thotë se shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë vazhdojnë të përballen me diskriminim sistematik, nga mohimi i përfaqësimit të drejtë nëpër institucione, te pasivizimi administrativ, mungesa e investimeve, mosnjohja e diplomave, politikat e centralizuara dhe presioni i vazhdueshëm mbi të drejtat civile, kombëtare e socio-ekonomike.
Përmes një reagimi në Facebook, Kamberi thotë se sot, në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, rikujtohen vlerat universale mbi të cilat ndërtohen shoqëritë demokratike, vlera që, sipas tij, për shqiptarët e Luginës së Preshevës, mbeten ende të parealizuara plotësisht.
