Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Nuk do t’ju harroj kurrë” – Djali i Agim Hajrizit me mesazh prekës: “Një popull që harron dëshmorët, rrezikon të humbasë arsyen pse është i lirë”

GD
Gazeta Demos29 korrik 2026 në 18:12
“Nuk do t’ju harroj kurrë” – Djali i Agim Hajrizit me mesazh prekës: “Një popull që harron dëshmorët, rrezikon të humbasë arsyen pse është i lirë”

Arianit Hajrizi, djali i Agim Hajrizit, ka publikuar një mesazh emocional, përmes të cilit shpreh dhimbjen dhe zhgënjimin për atë që e cilëson si harresë ndaj sakrificës së familjes së tij dhe të dëshmorëve të tjerë të vendit.

Në postimin e tij, ai kujton figurën e babait, duke e përshkruar si njeri që ndante gjithmonë edhe atë pak që kishte me të tjerët dhe që ishte ndër të parët që ngrihej për ta mbrojtur vendin sa herë rrezikohej liria.

“Janë njerëz që jetojnë përgjithmonë, jo sepse janë ende mes nesh, por sepse ideali i tyre nuk vdes kurrë”, shkruan ai në fillim të reagimit.

Më tej, Hajrizi ngre pyetje të drejtpërdrejta për mënyrën se si, sipas tij, është lënë në harresë sakrifica e Agim Hajrizit, i cili u vra së bashku me nënen, dhe djalin Ilirin gjatë luftës në Kosovë.

Ai shprehet se edhe pas 27 vitesh, shumë pak njerëz e vizitojnë varrin e dëshmorit, ndërsa shton se shoqëria sot është e përqendruar te interesat personale, fama dhe përfitimet materiale.

Sipas Arianit Hajrizit, një popull që harron dëshmorët e tij rrezikon të humbasë edhe arsyen pse gëzon lirinë.

Hajrizi ndau edhe videon që e xhiroi një ditë më parë ku kishte kaluar më shumë se tri orë duke kërkuar vendin ku dikur ishin varrosur familjarët e tij, por pa arritur ta gjejë.

Megjithatë, ai premton se nuk do ta harrojë kurrë sakrificën e tyre dhe se do të vazhdojë të punojë që historia e tyre të rrëfehet dhe të nderohet ashtu siç e meritojnë.

VIDEO:

Më shumë nga Lajme

  • 11:42Telefoni dhe një qese me narkotikë zbulohen në Qendren e ndalimit në Hajvali
  • 11:32Ky është dokumenti me anë të të cilit PDK kërkon ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara
  • 11:31Kurti vizitoi Kishën Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” në New York
  • 11:29Endrit Thaçi sonte sërish bashkë me protestuesit për çlirimtarët
  • 11:24Lumir Abdixhiku përkujton Ahmet Krasniqin