Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Nuk do ta besoni, ja sa kushton sot një lirë pas rënies së çmimit të arit

GD
Gazeta Demos26 mars 2026 në 16:21
Nuk do ta besoni, ja sa kushton sot një lirë pas rënies së çmimit të arit

Çmimi i arit ka shënuar një rënie të ndjeshme gjatë konfliktit me Iranin, duke sfiduar bindjen tradicionale se ari gjithmonë rritet në kohë krizash globale. Në realitet, lëvizjet e tij ndikohen nga shumë faktorë, përfshirë politikat globale, normat e interesit dhe zhvillimet gjeopolitike.

Kryetari i Shoqatës së Artarëve të Kosovës, Enver Pakashtica, ka deklaruar për Indeksonine se vetëm brenda pak ditësh, janë regjistruar luhatje sa i përket çmimit të arit.

Sipas tij, çmimi ka rënë nga 130 euro në 115, për t’u rikthyer sërish në 125 euro. Në përgjithësi, brenda një periudhe shumë të shkurtër, ari ka pësuar një rënie rreth 15%, duke rikuperuar më pas pjesërisht 9–10% dhe se aktualisht, çmimi arit mbetet rreth 6–7% më i ulët, krahasuar me javën e kaluar.

Rritja e madhe e çmimit të arit kishte nisur që nga pandemia, ndërsa në vitin 2022, me fillimin e luftës në Ukrainë, trendi u përshpejtua edhe më shumë.

Pakashtica thotë se dy vitet e fundit shënuan kulmin e çmimit të arit.

Megjithatë, sipas Pakashticës, e ardhmja mbetet e paqartë, pasi që çmimi mund të rritet sërish, por nuk përjashtohet as një rënie tjetër, varësisht nga zhvillimet politike ndërkombëtare.

Në Kosovë, këto luhatje kanë ndikuar drejtpërdrejt tek konsumatorët. Pakashtica thotë se interesimi për blerje ka rënë dukshëm dhe se qytetarët fokusohen kryesisht në informimin për çmimin.

“Klientët vijnë, pyesin sa është sot grami, sa ka qenë dje dhe sa ka rënë, por fuqia blerëse ka rënë ” thekson ai.

Që nga viti 2020, sektori i argjendarisë po përballet me vështirësi serioze, me shumë biznese që rrezikojnë mbijetesën.

Sa i përket “lirës”, çmimi aktual sillet nga 970 deri në 1000 euro, por tregu mbetet shumë i paqëndrueshëm. Brenda një dite, çmimi mund të ndryshojë ndjeshëm, duke u rritur ose ulur me disa euro për gram.

Kjo paqëndrueshmëri sipas Pakashticës krijon pasiguri si për tregtarët, ashtu edhe për blerësit, të cilët shpesh hezitojnë të investojnë.

“Çmimi i lirës për momentin është 970- 980 apo 1000 euro. Po s’do të thotë që s’bjen deri nesër 900 apo 950 euro. S’do të thotë që nuk hyp në 1000 në 1050 euro. Është çmim që ne po bijmë keq tek klienti. Sot e blen një lirë 1000 euro, neser mund të jetë 950 unë po mbes keq jo serioz tek klienti im. Është çmim që s’është i qetë brenda ditës varion rritje- zbritje”, ka thënë Pakashtica

ari

Më shumë nga Lajme

  • 23:10Përplasja për Ibrin, Vuçiç i përgjigjet BE-së
  • 22:2224 vatra zjarri për një ditë në Shqipëri, 8 ende aktive
  • 22:15Lushaku-Sadriu kritikon VV-në: Jemi me një parti fituese që nuk është në gjendje të gjejë zgjidhje politike
  • 22:14Tahiri: Kurti synon zgjedhjet më 27 dhjetor, shtyrja e konstituimit i shërben skenarit të tij politik
  • 22:01Policia vazhdon kontrollet në Jabukë të Zubin-Potokut