Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Njohja në TikTok çoi në dhunimin e 13 vjeçarit nga Fushë Kosova, i dyshuar një 17 vjeçar” – Drejtoresha e shkollës flet për rastin

GD
Gazeta Demos16 dhjetor 2025 në 16:28
“Njohja në TikTok çoi në dhunimin e 13 vjeçarit nga Fushë Kosova, i dyshuar një 17 vjeçar” – Drejtoresha e shkollës flet për rastin

Një nxënës i një shkolle në Fushë Kosovë, 13-vjeçar është dhunuar në Ferizaj nga një person tjetër i cili s’është identifikuar ende.

U.D e Drejtoreshës së shkollës ka thënë për Reporterin se rasti është zbuluar nga vetë shkolla pasi nxënësi kishte munguar, e më pas në bisedë me psikologun ai vetë kishte treguar se çfarë kishte ndodhur

Ajo gjithashtu shtoi se për rastin i dyshuar është një 17-vjeçar në Ferizaj.

Rasti kishte ndodhur rreth një javë më parë, derisa tek dje ishte raportuar në polici.

Në komunikatën e këtyre të fundit u bë e ditur se 13-vjeçari fillimisht ishte kontaktuar përmes rrjeteve sociale dhe se po punohet intensivisht për identifikimin dhe përcaktimin e vendndodhjes së të dyshuarit.

“Më datë 15.12.2025, rreth orës 11:00, policia e stacionit policor në Fushë Kosovë, ka pranuar informacionin lidhur me një rast të dyshuar të abuzimit ndaj një të mituri. Dyshimet e ngritura sugjerojnë se i mituri është kontaktuar përmes rrjeteve sociale dhe se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur diku në territorin e Ferizajt. Specialist të policisë për hetimin e rasteve të tilla, në bashkëpunim me institucionet relevante, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit. Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, gjithnjë duke garantuar konfidencialitetin dhe mbrojtjen e viktimës, policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Dhunimi”, përderisa po punohet intensivisht në identifikimin e të dyshuarit dhe përcaktimin e vendndodhjes së tij”, thuhet në komunikatën e policisë.

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 10:10Masa ndaj drejtueses së SHISH dhe kontrollet ndaj Prodës, Tabaku kërkon mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurisë
  • 10:09Të shtëna para një shkolle të mesme në Turqi, plagosen 8 persona
  • 10:08E ofendoi dhe e shtyu policen, prangoset një burrë në Podujevë
  • 10:04Arrestohet një person në Vërmicë, në makinë iu gjeten katër emigrantë
  • 10:03Sekuestrohet substancë narkotike në një fshat të Gjakovës, arrestohet shtetasi turk