Yll Bogaj është kandidati i AAK-së për deputet, shkruan Demos.
Bogaj mban numrin 44 në listën e AAK-së.
“Yll Bogaj e kam të lehtë ta prezantoj, nuk ka askush në Aleancë që nuk e din kontributin e Yllit në shtëpinë tonë politike. Ka qëndruar me dinjitet edhe kur nuk ishim më së miri, edhe kur ishim shumë mirë. Prishtina është pikënisja e Yllit qysh në fillimet e tij, kur ishte ndër të rinjtë që kuptuan qartazi rolin e aktivizimit politik; u zgjodh dy herë asamblist, ndër më të votuarit në listën tonë për Prishtinën.
