Pjesëtarë të Njësisë së Reagimit të Shpejt të Policisë së Kosovës kanë arritur tashmë në afërsi të objekteve të Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës .

Ata janë parë duke diskutuar edhe me personat përgjegjës për sigurinë.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe gjithë punonjësit e tjerë janë udhëzuar nga Policia e Kosovës që ta lëshojnë objektin e Kuvendit të Kosovës për shkak të një kërcënimi që ka arritur përmes një telefoni.