Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në intervistën e tij të fundit për Politico, ka folur me tone shumë pozitive për Presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan. Duke u ndalur te marrëdhëniet mes dy vendeve dhe bashkëpunimi personal mes tyre, Trump vlerësoi lart rolin dhe udhëheqjen e Erdoganit.
“Erdogani është miku im, ai është një njeri shumë i fortë. E dua shumë. Ai ka ndërtuar një vend të fortë dhe një ushtri të fortë gjatë viteve”, u shpreh Trump.
Ai shtoi se shpeshherë ndërmjetësimi i tij kërkohet nga udhëheqës të tjerë kur kanë vështirësi në komunikim me Presidentin turk.
