Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Njëri nga dy kandidatët u tërhoq nga gara, KQZ tregon se votimi mbahet edhe në Kllokot

GD
Gazeta Demos6 nëntor 2025 në 10:32
Njëri nga dy kandidatët u tërhoq nga gara, KQZ tregon se votimi mbahet edhe në Kllokot

Një deklaratë e kandidatatit për kryetar të komunës së Kllokotit, Sreçko Spasiç nga Nisma Qytetare “Srpska Narodna Sloga / Uniteti Kombëtar Serb” ku njofton se i është bashkuar Listës Serbe dhe nuk do të marrë pjesë në raundin e dytë të zgjedhjeve, s’ka pasur kurrfarë peshe për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

“Njëkohësisht, unë, Sreqko Spasiq, dëshiroj të njoftoj opinionin publik dhe të gjithë qytetarët e komunës së Kllokotit se tërhiqem nga gara zgjedhore dhe nuk do të marr pjesë në rundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunës së Kllokotit që do të mbahet më 9 nëntor. Me gjithë forcën dhe energjinë time, së bashku me anëtarët e deritanishëm të ‘Unitetit Kombëtar Serb’, e tashmë anëtarë të Listës Serbe, do të përkushtohemi për fitoren e Listës Serbe”, u tha në njoftiminin e dates 3 nëntor.

Tërheqja e kandidatit, Spasiq, nga gara zgjedhore nuk do të ndikjë në zhvillimin e raundit të dytë në këtë komunë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të hapë vendvotimet në këtë komunë më 9 nëntor për të mundësuar votimin e qytetarëve me të drejtë vote.

Fletëvotimi për komunën e Kllokotit është shtypur nga KQZ dhe do të shpërndahet në vendvotimet e kësaj komune, ashtu siç do të veprohet edhe me fletëvotimet e 17 komunave të tjera ku do të mbahet balotazhi më 9 nëntor.

Valmir Elezi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thënë se tërheqja e një kandidati nga procesi zgjedhor në këtë fazë nuk ndikon në mbajtjen e procesit të votimit.

“Tërheqja e një kandidati nga procesi zgjedhor në këtë fazë, nuk ndikon në mbajtjen e garës zgjedhore. Sipas procedurave dhe afateve të vendosura nga KQZ, afati i fundit për tërheqjen e kandidatëve nga gara zgjedhore ishte data 2 shtator 2025. Rrethi i dytë i zgjedhjeve për kryetar të komunës së Kllokotit vazhdon me emrat e 2 kadidatëve që kanë fituar më së shumti vota në raundin e parë”, tha Elezi.

Sipas rezultateve preliminare nga raundi i parë në Kllokot, Bozhidar Dejanoviq i Listës Serbe fitoi 893 vota ose 41.38%, ndërsa Sreçko Spasiç mori 674 vota ose 31.23%. Kllokoti është e vetmja komunë me shumicë serbe ku zhvillohet balotazhi, pasi në nëntë komunat e tjera Lista Serbe fitoi qysh në raundin e parë të zgjedhjeve më 12 tetor.

KQZ

Më shumë nga Lajme

  • 23:52Shkoi jashtë vendit për t’u trajtuar, vdes veterani i UÇK-së, Musli Krasniqi
  • 23:38Lajmërohet nga arratia Vezir Haziraj, i dyshuari për plagosjen në Istog: E bëra për vetëmbrojtje
  • 23:20Albin Kurti shkon në Gjakovën e Gjinit, kjo është arsyeja
  • 23:10Ramadani i përgjigjet Zelenskyt pas deklaratës për Kosovën: Pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare
  • 23:00Kurti merr mbështetje të fuqishme nga Rasimi i TikTok-ut